MENY
FOTO
Shpėtim Shala
Shpėtim Shala
"Albanian Bomber"
© 2008 ShpetimShala.com - Te gjitha te drejtat e rezervuara.
I lindur nė Pejė mė 09.09.1985,

Shpėtimi rrjedh nga njė familje sportistėsh. Babai i tij ka qenė futbollist, ndėrsa xhaxhai gjyqtar i futbollit. Familja e tij ėshtė me prejardhje nga fshati Baran i Pejės.Shpėtimi ėshtė mė i vogli nga tre fėmijėt e familjes.

Nė moshėn 15-vjeēare ashtu si edhe babai i tij fillon tė stėrvitet nė sportin e futbollit ndėrsa nga maji i vitit 2001 fillon sportin nė tė cilin tregon mė sė shumti shkathtėsi, boksin.
Inspirim i tij si pėr shumė boksierė tė tjerė ishte shqiptari i famshėm i ringut profesionist, Luan Krasniqi, tė cilin akoma vazhdon ta ketė idhull.

Shpėtimi e filloi boksin nė klubin e boksit "Peja" nė qytetin e tij tė lindjes me trajnerin Ahmet Shala, i cili vazhdon tė mbetet trajneri mė i mire me tė cilin Shpėtimi ka stėrvitur deri mė tani. Duke garuar si amator si boksier i Pejės, Shpėtimi arrin qė tė fitojė titullin e kampionit tė Kosovės pėr juniorė (tė rinj) nė vitin 2002 ndėrsa nė vitin 2003 bėhet edhe anėtar i reprezentacionit tė Kosovės nė boks.

Qė nga viti 2005 jeton nė Austri dhe prej atėherė stervitet nė klubin e boksit "BC WIEN" me trajenrin legjendar austriak, 77-vjeēarin Josef Kovarik i cili nė Austri njihet me emrin "krijuesi i kampioneve". Nėn udhėheqjen e Kovarikut "Albanian Bomber" arrin qė tė shpallet kampion i Vjenės nė vitin 2005 si dhe kampion internacional i Vjenės nė vitin 2006. Nė vitin 2007 merr titullin ASKÖ kampion i Austrise .

Shpėtimi gjithashtu ka qenė anėtar i pėrfaqėsueses sė Vjenės dhe ka zhvilluar disa ndeshje ndėrkombėtare pėr pėrfaqėesuesen e kryeqytetit austriak ndėr tė cilat edhe pėrballja me ish-nėnkampionin botėror pėr juniorė, hungarezin Andras Nagy i cili kishte 117 ndeshje nė boksin amator.

Qė nga fillimi kur nė Vjenė fillon tė boksoj nė boksin amator nuk i mungojnė ofertat e shumta pėr tė kaluar nė profesionizėm, mirėpo Shpėtimi nuk ngutet pasi karriera e profesionistit pėr tė ėshtė e shenjtė dhe nuk e ka lėnė veten nė duart e ēdokujt.

Nė janar tė vitit 2008 fillon bashkėpunimin me shqiptarin Shpėtim Redo, njė menaxher me prejardhje nga Dibra e Shqipėrisė dhe qė nė Vjenė merret me gastronomi.
Ndeshjen e parė me 27 janar tė vitit 2008, ditė kur kishte edhe ditėlindjen vėllau i tij Shkėlqimi, Shpėtim Shala shėnon fitore ndaj ish-kampionit botėror nė kikboks Giorgy Mihalik, duke u bėrė njė dhuratė tė bukur vėllaut tė tij. Ndeshjen e dytė ndaj sllovakut Michal Tomko gjithashtu e fiton me pikė, ndėrsa nė pėrballjen e tretė kundėr hungarezit Janos Finfera vjen edhe fitorja e parė me "knock out" dhe e treta radhazi nė profesionizėm.

Nė bashkėpunim me menaxherin e tij Shpėtim Redo me tė cilin ka njė bashkėpunim tė shkėlqyer dhe tė cilit i ėshtė mirėnjohės, "Albanian Bomber" planifikon qė tė radhisė suksese tė reja nė ringun profesionist austriak dhe atė evropian.
BIOGRAFIA