© 2008 ShpetimShala.com - Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Shpėtim Shala kundėr Michal
Tomko
Rikthimi i Shpėtim Shalės ėshtė konfirmuar dhe do tė jetė pikėrisht data 28 mars qė do sjellė nė palestrėn Karagaē tė Pejės duelin e tij tė parė nė qytetin e tij tė lindjes, dhe njėherit edhe duelin e parė profesionist qė zhvillohet nė kryeqendrėn e Rrafshit tė Dukagjinit.
"Ėshtė hera e parė qė boksoj si profesionist nė qytetin tim, dhe njėherit ėshtė organizimi i parė i boksit profesionist qė mbahet nė Pejė. Unė jam shumė krenar qė do tė jem protagonisti kryesor i kėtij organizimi, dhe jamė shumė i lumtur qė boksoj nė Pejė.
Jam shumė i motivuar qė tė rikthehem nė ring meqenėse ka gati njė vit qė nuk kam boksuar. Kjo kohė nuk ka qenė aspak e lehtė pėr mua si boksier mirėpo falė zotit tani jam nė prag tė rikthimit. Jam duke u pėrgaditur intezivisht me stėrvitje dy herė nė ditė dhe po i numėroj ditėt deri te data e 28 marsit, ka thėnė Shala .
Mė tej ai tregon arsyen qė e shtyjnė qė tė zhvillojė njė pėrballje me sllovakun Michal Tomko, njė boksier tė cilin e kishte mposhtur njė herė.
Tomkon e kam mposhtur nė Vjenė nė prill tė vitit 2008. Ishte njė pėrballje prej 4 rundeve ku unė fitova me vendim unanim tė gjyqtarėve. Pak kohė pas ndeshjes menaxherit tim i erdhi njė ftesė nga kampi i Tomkos pėr njė revansh. Ishte planifikuar qė tė boksoj nė Sllovaki kunder Tomkos mirėpo mė ėshtė dashur ta anuloja atė pėrballje dy javė para ndeshjes pėr shkaqe shėndetėsore. Prej atėherė mė ka ngel disi nė kokė ajo kėrkesė pėr njė revansh, dhe nė konsultim me kampin tim vendosėm qė kėtė ndeshje tė boksojmė kundėr Tomkos.
Sigurisht qė synimi i vetėm pėr Shalėn, i cili nė ringun profesionist njihet me nofkėn Albanian Bomber, ėshtė fitorja nė mėnyrė qė tė vazhdojė tė ndėrtojė karrierėn e tij pėr tė qenė i gatshėm shumė shpejt pėr sfida edhe mė tė mėdha.
Pėr fund i ftoj tė gjithė adhuruesit e mi dhe adhuruesit e boksit nė pėrgjithėsi qė tė vijnė nė palestrėn Karagaēi nė Pejė qė tė mė pėrkrahin. Unė nga ana ime premtoj qė do tė jap maksimumin qė tė bėj njė spektakėl atė natė.
Dhe ai ka dėshmuar se di tė ofrojė ndeshje tė mėdha. Pėrballja e tij e fundit e zhvilluar nė Prishtinė mė prill tė vitit tė kaluar pėrballė gjermanit tė favorizuar Lars Bucholz pėr titullin e kampionit International tė Austrisė nė peshėn gjysmė tė rėndė ishte njė fitore shumė e rėndėsishme pėr karrierėn e Shpėtim Shalės.