© 2008 ShpetimShala.com - Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Shpėtim Shala rikthehet nė vendlindje
Shpėtim Shala ėshtė rikthyer nė Kosovė pas mė shumė se tre vite e gjysmė qėndrimi nė Vjenė tė Austrisė. Pėrveē karrierės sė boksit ishin edhe studimet ato qė e kishin lėnė larg vendlindjes 23-vjeēarin nga Peja. Jam shumė i lumtur qė mė nė fund do tė jem nė Kosovė, pėr tė cilėn kam shumė mall.
Ēka ėshtė mė e rėndėsishme po kthehem me titullin e njė sportisti profesionist, gjė tė cilėn e kam ėndėrruar gjithmonė dhe falė zotit kjo u bė realitet.
Mirėpo kthimi nė Kosovė nuk do tė jetė pėr pushime pėr Albanian Bomber, pasi menjėherė ai do ti pėrkushtohet stėrvitjeve dhe pėrgatitjeve pėr hapat e ardhshėm tė karierės sė tij.
Nė Kosovė do tė kem njė frymėzim dhe vullnet shtesė pėr stėrvitje. Atje do tė stėrvitem nga trajneri im i parė, Ahmet Shala, i cili sė fundmi ėshtė shpallur trajneri mė i mirė i vitit 2008 nė Kosovė, ka thėnė Shala.
Ai i ka vėnė synim vetes qė kėtė vit tė boksojė pėr titullin e kampionit tė Austrisė nė kategorinė gjysmė tė rėndė (79.3 kg), dhe dėshira e tij ėshtė qė kėtė meē mundėsisht ta zhvillojė nė Kosovė.
Pėr vitin 2009 i kam vėnė vetes qėllim qė tė fitoj titullin e Austrisė nė peshėn time. Njė luftė pėr kėtė titull ma kanė premtuar menaxheri im dhe kryetari i federatės austriake tė boksit profesionist. Mendoj se me 5 fitore radhazi kam dėshmuar se jam boksieri mė i mirė nė Austri nė peshėn time. Dėshira ime ėshtė qė kėtė duel ta zhvilloj nė Kosovė.
Pėrgatitjet pėr kėtė duel do ti zhvilloj nė Kosovė, ndėrsa nė plan kam edhe njė fazė pėrgatitore 2-mujorėshe nė Meksikė. Atje sporti i boksit ėshtė tejet i zhvilluar dhe i popullarizuar dhe do tė jetė njė gjė e mirė pėr karrierėn time si boksier, ka shtuar Shala.
Shpėtim Shala e ka zhvilluar duelin e fundit pėrballė kroatit Ivica Cukushiq mė 22 nėntor tė vitit tė kaluar duke shėnuar fitore me vendim unanim tė gjyqtarėve.